• e premte, 05 dhjetor 2025

Shuhet zjarri në afërsi të Pintias, kanë ndërhyrë tetë automjete të zjarrfikësve

Shuhet zjarri në afërsi të Pintias, kanë ndërhyrë tetë automjete të zjarrfikësve

Shkup, 16 shtator 2025 (MIA) - Zjarri që para orës 4 të mëngjesit shërtheu në një servis makinash në afërsi të Pintias, në Komunën e Kisella Vodës, u shua para orës 6, njoftoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH). 

"Brigada e zjarrëfikësve e Qytetit të Shkupit menjëherë u nis në vendngjarje me tetë automjete, dhe pas një beteje të vështirë me flakët, zjarri u shua para orës 6", theksoi DMSH-ja për zjarrin që shpërtheu mbi fabrikën e qelqit në vendin e quajtur Kamenik. 

DMSH-ja theksoi se bëhet fjalë për një "zjarr të rëndë", pasi në servisin e automjeteve ka pasur disa makina, vajra dhe lëndë të tjera të ndezshme. Siç theksoi, falë reagimit të shpejtë dhe të kujdesshëm të gazetares së TV 24, Enxhi Nikolloska, e cila banon afër dhe e raportoi zjarrin, është parandaluar një katastrofë edhe më e madhe. 

Nikolloska për MIA-s deklaroi se kishte dëgjuar një zë që i ngjante të shtënave dhe kur pa se bëhej fjalë për zjarr dhe nga ku kishin shpërthyer flakët, e raportoi menjëherë.

"Pasi e raportova, pati një reagim të shpejtë nga zjarrfikësit, të cilët erdhën me automjetet e tyre, kishte edhe polici, ishte edhe kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski. Erdhi edhe ndihma e shpejtë, por për fat të mirë nuk ka të lënduar – ka vetëm dëme materiale. Zjarri tani është shuar", tha Nikolloska. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR