• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Shtrohet në spital njëri nga të akuzuarit për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Shtrohet në spital njëri nga të akuzuarit për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

 Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) - Bore Videvski nga Velesi, i cili është një nga të akuzuarit për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe të 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, është transferuar në klinikën shtetërore.

Mbrojtësi i Videvskit, avokati Bojan Manevi për MIA-n thotë se Videvski ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe dje është dërguar në Klinikën për Nefrologji.  

 "Është dërguar kërkesë dhe ankesë në paraburgim. Kërkoj që gjatë gjithë kohës të mbahet në kushte spitalore, sepse realisht nuk është për vuajtjen e paraburgimit. Ankesa e fundit është bërë më 5 shtator dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje", tha Manevi për MIA-n.

 Gjyqimi për vrasjen e Pançes dhe Vanjës filloi më 20 shtator,  kur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelote Penale në Shkup u ulën i akuzuari i parë, Ljupço Palevski, si dhe Bore Videvski, Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski,

E  mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor të vitit 2023.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR