• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtetas të Maqedonisë së Veriut do të evakuohen me aeroplan nga Izraeli

Shtetas të Maqedonisë së Veriut do të evakuohen me aeroplan nga Izraeli

Shkup, 13 tetor 2023 (MIA) - Gjatë ditës pritet të organizohet transport ajror pa pagesë për qytetarët të cilët kërkuan ndihmë dhe evakuim nga Izraeli. Në kushte të fluturimeve tërësisht të anuluara dhe transportit ajror të bllokuar me Izraelin, sfida për organizim të këtij çarter fluturimi është tejkaluar përmes bashkëpunimit me "Air Serbia" për transport të qytetarëve të cilët kërkuan ndihmë, kumtoi dje Qeveria duke cekur se shpenzimet për fluturimin do të mbulohen nga Buxheti.

Në pajtim me vendimin e sjellur nga ana e Qeverisë, është organizuar transport ajror me fluturim çarter, në elacionin Tel-Aviv - Shkup, për shkak të evakuimit të të gjithë shtetasve të Republikës së Maqeodnisë së Veriut të cilët dëshirojnë të largohen nga Izraeli, dhe të cilët kërkuan të kthehen në Maqedoni të Veriut.

Në drejtim të organizimit efikas të transportit ajror, Ministria e Punëve të Jashtme, përmes Përfaqësisë diplomatike-konsullare - Tel-Aviv siguroi listë dhe informata për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen në Izrael dhe të cilët kërkuan ndihmë për t'u kthyer në RMV.

"Ambasada në Tel Aviv, mu prej fillimit të krizës është në kontakt me shtetasit e RMV-së, ndërsa disa qytetarë të cilët janë hasur në Izrael, tashmë janë kthyer në vend mes tjerash edhe me fluturime speciale të shteteve mike të RMV-së. Ambasada dhe Ministria e Punëve të jashtme mbeten të hapura për të gjitha çështjet lidhur me këtë problematikë", ceket në kumtesën e Qeverisë.

Ministrti i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dje në konferencë për shtyp informoi se nga Izraeli deri më tani janë kthyer 60 shtetas të RMV-së, nga gjithsej 150 të cilët kërkuan ndihmë. ab/

Foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR