• e shtunë, 12 korrik 2025

Shtatë të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri me besimtarë hindu në Indinë veriore

Shtatë të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri me besimtarë hindu në Indinë veriore

Laknau, 15 qershor 2025 (MIA) - Shtatë persona e humbën jetën sot në mëngjes nga rrëzimi i një helikopteri që transportonte besimtarë hindu në shtetin indian Utarakand, kumtuan autoritetet lokale.

Helikopteri fluturonte për në Guptkashi, një vend i shquar pelegrinazhi hindu në Himalaje, nga qyteti tempullor Kedarnath. Aksidenti ndodhi brenda pak minutash nga ngritja e helikopterit, thanë zyrtarët, në atë që duhet të kishte qenë një fluturim 10-minutësh.

Zyrtarët thanë se rrëzimi besohet të jetë shkaktuar nga kushtet e këqija të motit.

Autoritetet kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi dhe pritet të rishikojnë protokollet operative për fluturimet në rajon.

Sipas zyrtarëve, të vdekurit përfshijnë pilotin dhe pelegrinët nga shteti fqinj Uttar Pradesh dhe shtetet perëndimore Maharashtra dhe Gujarat.

Trupat u dogjën rëndë në një zjarr që pasoi rrëzimin, thanë ata.

foto: arkivi/ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR