• e hënë, 02 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Shtatë të vdekur në një aksident me refugjatë dhe emigrantë në afërsi të ishullit grek Lesbos (PLT)

Shtatë të vdekur në një aksident me refugjatë dhe emigrantë në afërsi të ishullit grek Lesbos (PLT)

Athinë, 3 prill 2025 (MIA) - Trupat e pajetë edhe të tre personave u nxorën nga deti në veri të ishullit grek Lesbos, ku numri i viktimave pasi një varkë me refugjatë dhe emigrantë u përmbys u rrit në shtatë, ndërsa janë shpëtuar 23 persona, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Nga Shërbimi bregdetar informuan se që në orët e para të mëngjesit të sotëm në operacionin e shpëtimit në ujë, në tokë dhe nga ajri, janë të përfshira tre anije patrullimi, një anije që lundron aty pranë, katër automjete dhe një helikopter i forcave ajrore ushtarake.

Janë shpëtuar 23 refugjatë dhe emigrantë, ndërsa janë nxjerrë katër trupa të pajetë, ndërsa më vonë edhe tre, ndërsa aksioni për gjetjen e personave të zhdukur vazhdon.

Sipas mediave greke në varkë ka pasur 31 persona. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR