Shtatë parti dhe koalicione deri më tani kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në KSHZ, afati skadon në mesnatë
- Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) pasdite lista për kandidatë për deputetë kanë dorëzuar "Partia e Punës" për të gjitha njësitë zgjedhore, partia "Tvoja", e cila ka lista për deputetë në Njësinë e Parë, të Dytë, e Tretë dhe të Katërt Zgjedhore, si dhe "Avaja" për Njësinë e Tretë, të Katërt, të Pestë dhe të Gjashtë Zgjedhore.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 21:02, 2 prill, 2024

Shkup, 2 prill 2024 (MIA) - Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) pasdite lista për kandidatë për deputetë kanë dorëzuar "Partia e Punës" për të gjitha njësitë zgjedhore, partia "Tvoja", e cila ka lista për deputetë në Njësinë e Parë, të Dytë, e Tretë dhe të Katërt Zgjedhore, si dhe "Avaja" për Njësinë e Tretë, të Katërt, të Pestë dhe të Gjashtë Zgjedhore.
Paraprakisht, sot lista kanë dorëzuar për të gjitha njësitë zgjedhore LSDM, VMRO-DPMNE dhe ZNAM, si dhe partia Rodina.
Afati për dorëzimin e listave për deputetë skadon në mesnatë. Zgjedhjet e njëmbëdhjeta të rregullta parlamentare do të mbahen më 8 maj.
Foto: MIA