Shtatë nëpunës policorë nga Koçani dhe Shtipi të dyshuar për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, është dorëzuar propozim për arrestim
- Prokurori publik përgjegjës nga Departamenti i specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër shtatë zyrtarëve policorë.
- Post By Melahat Baftija
- 15:18, 19 mars, 2025

Shkup, 19 mars 2025 (MIA) - Prokurori publik përgjegjës nga Departamenti i specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër shtatë zyrtarëve policorë.
Sipas veprimeve të përshkruara në urdhër, kumtoi sot Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë kryer vepër të rëndë kundër sigurisë publike.
"Si zyrtarë të punësuar në SPB Shtip dhe në SP të Koçanit si bashkëkryerës, të dyshuarit duke përgatitur, nënshkruar dhe miratuar pëlqimin pozitiv, i kanë mundësuar personit juridik që të marrë licencë për kryerjen e veprimtarive hoteliererike - kabare, edhe pse objekti nuk i plotësonte kushtet ligjore për funksionim. Të dyshuarit së bashku kanë shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe trupin e njerëzve, duke lejuar që kabareja të funksiononte në kushte nën standarde, me ç'rast më 16 mars të vitit 2025, në objekt është shkaktuar zjarr ku kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa 196 kanë pësuan lëndime të rënda", sqarohet në deklaratë.
Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të shtatë personat. mb/
Foto: MIA