• e diel, 22 dhjetor 2024

Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim: Zvogëlohet turbullira e ujit, do të lëshohet gradualisht në sistem

Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim: Zvogëlohet turbullira e ujit, do të lëshohet gradualisht në sistem

Kumanovë, 22 maj 2024 (MIA) - Turbullira e ujit po zvogëlohet, uji gradualisht po lëshohet në pjesë të ndryshme të qytetit, jo vetëm për përdorim teknik, kumtuan sot nga Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim Kumanovë.

"Në pajtim me informatat për gjendjen e ujit, i cili arrin përmes sistemit ujësjellës deri te stacioni për filtrim, turbullira e ujit po zvogëlohet, për të cilin shkak njëzëri është marrë vendim se duhet të lëshohet ujë në sustemin furnizues të qytetit të Kumanovës, për përdorim teknik. Për shkak të përpunimit teknik (klorinim), i njëjti do të lëshohet gradualisht. Ai shtoi se uji nuk duhet të konsumohet pa përpunim termik (i vluar)", informuan nga Shtabi.

Kjo, siç thonë, janë pjesë e konkludimeve nga takimi i dytë i mbajtur.

"Sistemet me furnizimin e ujit në zonën e lartë (lagja 'Karposh', një pjesë e lagjes 'Pero Çento', 'Ajduçka Çeshma', lagja 'Igo Triçkoviq', rezervoari në rrugën 'Bajram Shabani', fshati 'Çerkez' dhe lagja 'Stacioni hekurudhor', në këtë moment funksionojnë ndaras dhe ky ujë mund të përdoret pa pengesa", thonë nga Shtabi. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR