• e enjte, 06 mars 2025

Shtëpia e Bardhë: SHBA-ja e "rishqyrton" pezullimin e ndihmës për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë: SHBA-ja e

Uashington, 6 mars 2025 (MIA) - Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Levit deklaroi mbrëmë se administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp "e rishqyrton" pauzën për dërgimin e ndihmës në Ukrainë. Ajo nuk tha përfundimisht nëse edhe pauza në shkëmbimin e informacioneve të intelegjencës me Ukrainën është e përkohshme ose e përhershme. Pas një përplasjeje verbale me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë, Tramp të hënën e ndërpreu ndihmën për Ukrainën, ndërsa të martën tha se ka marrë një letër nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në të cilën shpreh gatishmërinën e tij për t'u ulur në tryezën e bisedimeve.

Më herët dje, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Majk Volc, tha se Trump do të konsideronte rifillimin e ndihmës për Ukrainën nëse arrihet një marrëveshje për bisedimet e paqes dhe ndërmerren hapa për të rinovuar besimin. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR