Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje Kongresit të ndërmarrë masa në lidhje me fondet për Ukrainën
- Shtëpia e Bardhë sot i bëri thirrje Kongresit amerikan të ndërmarrë masa në mënyrë të mund të votohet për mjete të reja për Ukrainën deri në fund të vitit.
- Post By Fami Bajrami
- 15:25, 4 dhjetor, 2023
Uashington, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Shtëpia e Bardhë sot i bëri thirrje Kongresit amerikan të ndërmarrë masa në mënyrë të mund të votohet për mjete të reja për Ukrainën deri në fund të vitit.
"Dua të jem e qartë: nëse Kongresi nuk vepron deri në fund të vitit, nuk do të ketë fonde të mjaftueshme për të vazhduar ta furnizojmë Ukrainën me armë dhe pajisje", tha drejtoresha e Zyrës për menaxhim dhe buxhet të Shtëpisë së Bardhë, Shalanda Jang, në letrën e dërguar deri te kryetari i Shtëpisë së Përfaqësuesve, Majk Xhonson.
Shtëpia e Përfaqësuesve është nën kontroll të Partisë Republikane.
"Ne nuk kemi financim magjik për t'u ballafaquar me situatën e jashtëzakonshme. Po na mbarojnë fondet dhe së shpejti nuk do të kemi as kohë”, paralajmëroi Jang në letrën e saj.
Premtimi është ndihmë urgjente me vlerë më shumë se 100 miliardë dollarë, e kërkuar nga presidenti amerikan, Xho Bajden më 20 tetor. Ai i kërkoi këto fonde për t'i mundësuar SHBA-së të ballafaqohet me parashikimet kryesore me të cilat përballet. Një nga këto parashikime është nevoja për të siguruar ndihmë për Izraelin dhe Ukrainën.
“Ndërprerja e furnizimit me armë dhe pajisje amerikane do t'i thyejë përpjekjet ushtarake të Ukrainës, do të rrezikonte përparimin që ka bërë Ukraina dhe do të rriste gjasat për fitore ruse”, tha Shalanda Jang në letër.
"Ndihma jonë luftarake tashmë është zvogëluar", tha ajo.
"Ky nuk është problem për vitin e ardhshëm. Tani duhet t'i ndihmojmë Ukrainës demokratike që të luftojë kundër agresionit rus", theksoi Jang.
Kongresi amerikan duhet ta përmirësojë buxhetin për vitin fiskal që fillon më 1 tetor, që do të thotë se ende nuk është qartë nëse kërkesa e Xho Bajdenit nga 20 nëntori do të respektohet. ss/bsh/
Foto: arkivi MIA-s