• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Bajdeni ndjek nga afër zhvillimet në Izrael dhe Liban

Shtëpia e Bardhë: Bajdeni ndjek nga afër zhvillimet në Izrael dhe Liban

Uashington, 25 gusht 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Këshillit për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Shon Savit tha sot se presidenti amerikan Xhozef Bajden, “po i përcjell nga afër zhvillimet në Izrael dhe Liban”.

"Ai ka qenë i angazhuar gjatë gjithë natës me ekipin e tij të sigurisë kombëtare", tha Savit, transmeton "Tajms of Izrael".

Ai deklaroi se me urdhër të Bajdenit, përfaqësues amerikanë janë në komunikim të vazhdueshëm me partnerët izraelitë.

"Do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe do të vazhdojmë të punojmë për stabilitetin rajonal", ka thënë Savit.

Grupi libanez Hezbollah tha këtë mëngjes se ka nisur një sulm ndaj Izraelit si përgjigje ndaj ekzekutimit të komandantit të lartë të grupit, Fuad Shukra muajin e kaluar duke goditur 11 objekte ushtarake izraelite.

Hezbollahu më vonë njoftoi se "faza e parë" e sulmit ndaj Izraelit ka përfunduar dhe se më shumë se 320 raketa dhe një numër i madh dronësh janë hedhur në caqe në Izraelin verior.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Joav Galant tha se ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa përfaqësuesi i Forcave izraelite të mbrojtjes, admirali Daniel Hagari deklaroi se dhjetëra aeroplanë luftarakë izraelitë kanë goditur caqe në zona të ndryshme të Libanit jugor.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR