• e diel, 22 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Bajdeni dhe Netanjahu, për herë të parë pas një muaji, biseduan për zhvillimin e situatës në Rripin e Gazës

Shtëpia e Bardhë: Bajdeni dhe Netanjahu, për herë të parë pas një muaji, biseduan për zhvillimin e situatës në Rripin e Gazës

 Uashington, 18 mars 2024 (MIA)  - Presidenti amerikan Xho Bajdeni  dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu zhvilluan një bisedë telefonike, e para pas më shumë se një muaji, për zhvillimin e situatës në Rripin e Gazës, veçanërisht në Rafah,  bëri të ditur sonte Shtëpia e Bardhë. 

Bajdeni dhe Netanjahu "biseduan për zhvillimet e fundit në Izrael dhe Gazë, duke përfshirë edhe situatën në Rafah dhe përpjekjet për trritjen e ndihmës humanitare për Gazën", bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se detajet e bisedës do të publikohen më vonë. 

 Kryeministri i Izraelit, i cili ka hwdhur poshtë presionin nga Uashingtoni,   së fundmi deklaroi se Izraeli ende po planifikon një ofensivë në Rafah, në jug të Rripit të Gazës së rrethuar.

Bajdeni paralajmëroi në çfarëso operacioni në Rafah pa një plan "të besueshëm" për mbrojtjen e qytetit,  në të cilin jetojnë  më shumë se një milion civilë. 

 KB-ja paralajmëroi për rrezikun nga uria në Gazë, ndërsa presidenti amerikan urdhëroi një lëshim ajror, ndërsa më pas dërgoi ushtarë amerikanë për të ndërtuar një port të përkohshëm.

SHBA-ja vazhdon të të sigurojë miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin. 

Foto: DPA 

 

 

 

 

 

 

 
 

 
 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR