• e shtunë, 05 tetor 2024

Shqiptohen 239 kundërvajtje trafiku në Shkup, 113 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Shqiptohen 239 kundërvajtje trafiku në Shkup, 113 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Shkup, 27 gusht 2023 (MIA) - Gjithsej 239 kundërvajtje, prej të cilave njëqin e trembëdhjetë kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, gjashtëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, pesëmbëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit janë shqiptuar gjatë kontrollit të Sektorit për Punë të Brendshme Shkup në territorin e Qytetit të Shkupit.

Gjatë kontrollit, siç informojnë nga MPB-ja, janë shqiptuar edhe gjashtë sanksione për kundërvajtje të clat i kryejnë shoferët e motoçikletave, dy sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, dy sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), nëntë masa për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë.

Nga MPB-ja paralajmërojnë kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR