• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shqiptohen 148 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shqiptohen 148 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme dje realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve, të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

"Në këtë aksion janë sanksionuar 148 shoferë,  prej tyre gjashtë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse një shofer ka qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 75 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 73 shoferë jashtë vendeve të banimit", kumton MPB-ja.

Prej aty paralajmërojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve, me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR