• e premte, 10 maj 2024

Shqiptohen 108 kundërvajtje trafiku në Shkup

Shqiptohen 108 kundërvajtje trafiku në Shkup

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Në kontrollet në fushën e komunikacionit  gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit, janë shqiptuar gjithsej 108 masa, kumtuan sot nga MPB.

 Katërmbëdhjetë sanksione janë shqiptuar për ngasjen e automjetit pa patentë shoferi, gjashtë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, shtatë gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR