Shprehje e mërzisë, ngushëllimit dhe mosbesimit pas të shtënave në Pragë
- Pas lajmit për të shtënat në Universitetin e Karlit në Pragë, ku humbën jetën 11 persona, përfshirë edhe sulmuesin, filluan të vijnë reagime dhe ngushëllime, si nga politikanët çekë ashtu edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Pragë, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Pas lajmit për të shtënat në Universitetin e Karlit në Pragë, ku humbën jetën 11 persona, përfshirë edhe sulmuesin, filluan të vijnë reagime dhe ngushëllime, si nga politikanët çekë ashtu edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë.
"Jam i tronditur nga ngjarjet në Fakultetin e Arteve të të Universitetit të Karlit. Dëshiroj të shpreh keqardhjen time të thellë dhe ngushëllimet e sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave nga të shtënat. Dua të falënderoj qytetarët që respektuan udhëzimet e forcave të sigurisë dhe ofruan bashkëpunimin maksimal”, ka shkruak në Iks presidenti çek, Petr Pavell.
Kryeministri Petr Fiala i anuloi ngjarjet e tij të planifikuara dhe menjëherë u nis për në Pragë.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, gjithashtu i komentoi të shtënat në Pragë. "Jam e tronditur nga brutaliteti i pakuptimtë i të shtënave që sot mori disa jetë njerëzish në Pragë, Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe për të gjithë çekët. Ne qëndrojmë dhe vuajmë me ju", ka shkruar ajo në Iks. ls/
Foto: EPA