• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shpallet tender për furnizime të përbashkëta të gazit për BE-në për periudhën e viteve 2023-2025

Shpallet tender për furnizime të përbashkëta të gazit për BE-në për periudhën e viteve 2023-2025

Bruksel, 8 korrik 2023 (MIA) - Komisioni Evropian i ka bërë thirrje "furnizuesve të besueshëm ndërkombëtare të gazit" që të dërgojnë oferta në tenderin e dytë të përbashkët të BE-së për furnizim të gazit, i cili zgjat nga 7 deri në 10 korrik.

Me tenderin kërkohet sigurimi i 15,92 miliardë metra kub gaz për nevojat e 49 kompanive nga BE-ja për periudhën nga gushti i vitit 2023 deri në mars të vitit 2025. Pothuajse gjysma e sasive të kërkuara të energjensave i përkasin gazit të lëngshëm natyror (LNG).

Siç njofton i dërguari special i MIA-s nga Brukseli, sasia e gazit, që kërkohet në këtë tender të dytë mbarë evropian është për 11.6 milionë kub metra më e madhe nga ajo e të parit, që sipas Eurokomisionit tregon rëndësi të përforcuar të Platformës së përbashkët për përforcimin e sigurisë energjetike të BE-së.

Nënkryetari i Komisionit Evropian dhe eurokomisar për raporte ndërinstitucionale Marosh Shefçoviç vlerësoi se niveli i rritur i kmërkesës së përbashkët për gaz, tregon se kompanitë evropiane janë gjithnjë e më të sigurt në efikasitetin e Platformën energjetike të BE-së për përmbushjen e nevojave të tyre.

Projekti për furnizimin e përbashkët të gazit në BE janë pjesë e Planit për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe forcimin e sigurisë energjetike për dimrin e ardhshëm. Në këtë mënyrë, kompanitë janë në gjendje të performojnë me kërkesën e përbashkët për gaz dhe të përputhen me ofertat konkurruese të furnizimit në tregun global. Mekanizmi, i cili deri më tani ka mbuluar më shumë se 150 kompani, është i hapur për të gjithë anëtarët e BE-së dhe nga vendet e mbuluara me Komunitetetin energjetik. Është planifikuar që deri në fund të vitit 2023 të shpallen edhe tre tendera të tjerë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR