Shpallet Konkursi për ndarjen e Çmimit shtetëror "Sh. Klimenti i Ohrit"
- Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror "Shën Klimenti i Ohit" shpalli Konkurs për ndarjen e çmimit shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" në vitin 2024 i cili do të jetë i hapur nga 1 deri më 30 qershor, informojnë nga Ministria e Kulturës.
- Post By Fami Bajrami
- 12:58, 31 maj, 2024

Shkup, 31 maj, 2024 (MIA) - Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror "Shën Klimenti i Ohit" shpalli Konkurs për ndarjen e çmimit shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" në vitin 2024 i cili do të jetë i hapur nga 1 deri më 30 qershor, informojnë nga Ministria e Kulturës.
Me çmimin shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" jepet mirënjohje më e lartë për arritjet shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit njerëzor dhe në veprimtarinë shoqërore.
I gjithë konkursi dhe aplikimi janë publikuar në faqen e Ministrisë së Kulturës në linkun e mëposhtëm: Konkursi për ndarjen e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit" për vitin 2024. rq/
Foto: arkivi i MIA-s