• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Shpëtimtarë vullnetarë në Liqenin e Dibrës

Shpëtimtarë vullnetarë në Liqenin e Dibrës

Dibër, 13 korrik 2023 (MIA) - Në plazhin e qytetit në bregun e Liqenit të Dibrës për sigurinë e notarëve kujdesen dy shpëtimtarë në ujë, të cilët këtë punë e bëjnë në bazë vullnetare.

Sipas sekretarit të Organizatës komunale të Kryqit të Kuq, Isni Telqiu, bëhet fjalë për dy të rinj Jon Batku dhe Valdet Çeliku, të cilët kanë shprehur gatishmëri që pa kurrfarë kompensimi të angazhohen.

"Në plazhin e qytetit, ku ka më shumti notarë në pesë vitet e fundit, kemi pasur disa shpëtimtarë në ujë. Katër vitet e para harxhimet i mbulonte shoqata atdhetare 'Dibra' nga mërgimtarët tanë në SHBA, ndërsa vitin e kaluar këtë e bën pushteti lokal. Pasi deri tani nuk e kemi siguruar këtë, Joni dhe Valdeti kanë shprehur dëshirë dhe gatishmëri këtë ta bëjnë në bazë vullnetare", tha për MIA-n, Telqiu.

Dy shpëtimtarët në ujë thonë se janë stërvitur për këtë qëllim dhe kanë vendosur këtë verë në bazë vullnetare të jenë në shërbim të bashkëqytetarëve të tyre.

Në periudhën verore, në bregun e liqenit, kryesisht në plazhin e qytetit, në ditë freskohen qindra notarë, ndërsa gjatë fundjavës shumë më tepër. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR