Shpërthime të fuqishme në rajonet e Jerusalemit dhe Tel-Avivit
- Herët në mëngjes, një seri shpërthimesh të zëshme u dëgjuan në rajonet e Jerusalemit dhe Tel-Avivit, transmetojnë mediumet.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:10, 19 qershor, 2025
Tel-Aviv, 19 qershor 2025 (MIA) - Herët në mëngjes, një seri shpërthimesh të zëshme u dëgjuan në rajonet e Jerusalemit dhe Tel-Avivit, transmetojnë mediumet.
Armata izraelite paraprakisht paralajmëroi për sulme të reja raketore që vijnë nga Irani, gjë që shkaktoi alarm në shumë pjesë të Izraelit.
Shpërthimet, të dëgjuara rreth orës 7:10 herët në mëngjes sipas kohës lokale, ishin më të fuqishmet në Jerusalem prej fillimit të luftës, shkaktuar nga sulmi izraelit ndaj Iranit, që filloi më 13 qershor.
Paraprakisht, "Tajms of Izrael" kumtoi se Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) detektuan lansim të ri të raketave balistike nga Irani. Sipas kumtimit, sirenat për sulm ajror u dëgjuan në tërë Izraelin qendror, verior dhe jugor, si dhe në rajonin e Jerusalemit. Të gjithë civilët u urdhëruan të qëndrojnë në vendstrehimet për bomba deri në njoftimin e mëtutjeshëm.
Ekipe të ndihmës urgjente mjekësore janë dërguar në vendet e sulmeve iraniane me raketa balistike të zbuluara në Izraelin qendror dhe jugor, përderisa gazeta, duke cekur se ushtria ka kumtuar se vala e sotme e raketave ishte më e madhe se më parë.
Raportet fillestare tregojnë se banorët lokal janë lënduar. Së paku katër vende u identifikuan të goditura në breshërinë e fundit të raketave të gjuajtura nga drrejt Izraeli qendror dhe jugor, shtoi "Tajms of Izrael". ab/
foto: DPА