• e martë, 22 tetor 2024

Shpërthime nëpër Bejrut gjatë natës, janë sulmuar financuesit e Hezbollahut

Shpërthime nëpër Bejrut gjatë natës, janë sulmuar financuesit e Hezbollahut

Bejrit, 21 tetor 2024 (MIA) - Bejruti mbrëmë është tronditur nga shpërthime menjëherë pasi që Izraeli u kërcënua me "sulme të drejtpërdrejta" në lokacione të ndërlidhura me financimin e Hezbollahut.

Forcat izraelite të mbrojtjes (ID) mbrëmë kanë publikuar se planifikojnë që të sulmojnë "numër të madh" të lokacioneve. Pjesa më e madhe e sulmeve janë orientuar drejt filialeve të Al-Kard Al-Hasan, bankë pa licencë, e cila konsiderohet sei një nga burimet kryesore të parave të gatshme të Hezbollahut.

Shpërthimet fillimisht janë dëgjuar në pjesën jugore të kryeqytetit dhe luginës Beka, por një agjent i lartë izraelit theksoi se janë goditur shënjestra "në mbarë Libanin". Një nga sulmet është kryer në afërsi të aeroportit ndërkombëra Rafik Al Hariri.

Janë paraqitur xhirime, ku shihet shembja e një ndërtese e goditur nga izraelitët. Ndërtesa e përmendur është shpallur si shënjestër vetëm disa orë paraprakisht.

Zëdhënësi i ID-së, Daniel Hagari i paralajmëroi civilët: "Çdokush që është afër vendeve që përdoren për financim të aktiviteteve terroriste të Hezbollahut menjëherë të largohen".

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR