• e martë, 26 nëntor 2024

Borelli: Moldavët u përcaktuan për një të ardhme në BE edhe krahas ndërhyrjes ruse

Borelli: Moldavët u përcaktuan për një të ardhme në BE edhe krahas ndërhyrjes ruse

 Bruksel, 22 tetor 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian e përshëndeti rezultatin e referendumit për anëtarësimin në BE të Moldavisë, si shprehje e aspiratave të qytetarëve moldavë për një shtet paqësor, të pavarur, të qëndrueshëm dhe demokratikë, vlesëroi përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borelli në deklaratën lidhur me votimin e  referendumit dhe zgjedhjeve presidenciale në Moldavi të mbajtura të dielen. 

 "Qytetarët e Republikës së Moldavisë bënë zgjedhje historike për të ankoruar të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian dhe pavarësisht ndërhyrjeve masovike dhe fushatës hibride të Rusisë dhe përfaqësuesit e saj për minimin e votimit demokratik", theksoi Borrellи.

 Sipas tij, BE-ja përshëndeti autoritetet moldave për organizimin e procesit zgjedhor dhe referendumit në përputhje me standardet demokratike. 

 "Bashkimi Evropian dënon ndërhyrjen e pashembullt keqdashëse të Rusisë në zgjedhjet presidenciale dhe referendumin kushtetues në Moldavi. Do të vazhdojmë ta mbështesim qëndrueshmërinë dhe përparimin e Republikës së Moldavis në rrugën e saj për anëtarësimin në BE", shtoi Borelli në mesazh. qa/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR