• e diel, 06 tetor 2024

Short për finalet e kupave evropiane sot në Nion

Short për finalet e kupave evropiane sot në Nion

Nion, 17 mars 2023 (MIA) – Shorti me të cilin do të caktohen dyshet çerekfinaliste dhe duelet potenciale gjysmëfinaliste në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën Konferenciale do të mbahet sot pasdite në selinë e UEFA-s në Nion.

Programi fillon në orën 12 kur në orar është shorti i ndeshjeve të klubeve elite, pas çka pasojnë shortet në Ligën e Evropës, prej orës 13 dhe në Ligën e Konferencave prej orës 14.

Ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Kampionëve janë në program më 11 dhe 12 prill, ndërsa revanshet më 18 dhe 19 prill, ndërsa ndeshjet çerekfinale në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencave do të zhvillohen më 13 dhe 20 prill.

Finalja në Ligën e Evropës do të zhvillohet më 31 maj në Budapest, finalja në Ligën e Konferencave më 7 qershor në Pragë, ndërsa ndeshja finale në Ligën e Kampionëve në program është më 10 qershor në Stamboll.

Liga e Kampionëve, çerekfinalistë: Interi, Napoli, Çelsi, Mançester Siti, Benfika, Bajern Munihu, Real Madridi.

Liga e Evropës, çerefinalistë: Sevilja, Juventusi, Mançester Junajtedi, Feenord, Union Sent-Zhill, Baern Leverkuzen, Roma, Sportin. 

Liga e Konferencave, çerefinalistë: Genti, Fiorentina, Leh Poznjan, Az Alkmar, Uest Hem, Nica, Anderleht, Bazel. 

QËNDRONI TË LIDHUR