• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shoqata "Ejpël Tri" ka mbajtur trajnime për buxhetim të përgjegjshëm gjinor në Komunën e Çairit

Shoqata

Shkup, 17 maj 2023 (MIA) - Shoqata për progres, mbështetje dhe zhvillim të qëndrueshëm të grave "Ejpël Tri" nga Shkupi, e cila realizon projektin "Zëri dhe Jehona - krijimi i kushteve më të mira për buxhetim të përgjegjshëm gjinor në komunën e Çairit", në kuadër të projektit të BE-së, "Nëpërmjet lenteve të grave: ngritja e politikave dhe iniciativave buxhetore, monitorimi i zbatimit të planeve vendore të veprimit për barazi gjinore”, dje dhe sot, në ambientet e Komunës së Çairit, mbajti dy trajnime për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor.

Në të njëjtën kohë, është themeluar një grup punues ndërsektoral, anëtarë të të cilit janë përfaqësues nga komuna, institucionet dhe organizatat tjera përkatëse, si dhe nga OJQ-të dhe sektori i biznesit nga komuna e Çairit.

Nëpërmjet grupit të punës ndërsektoral, siç bëhet me dije nga shoqata, parashikohet paraqitja dhe zbatimi i iniciativave, në kuadër të aksionit të projektit që po zbaton aktualisht shoqata "Ejpël Tri". sa/

Foto: Ejpël tri

QËNDRONI TË LIDHUR