• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sholc: Jam i gatshëm të bisedoj me Putinin për zgjidhje të situatës në Ukrainë

Sholc: Jam i gatshëm të bisedoj me Putinin për zgjidhje të situatës në Ukrainë

Berlin, 16 tetor 2024 (MIA) - Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholc sot deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin për zgjidhje të qetë të situatë në Ukrainë.

Ai para Bundestagut u angazhua për mbajtje të konferencës paqësore për Ukrainën, në të cilën do të merrte pjesë edhe Rusia.

Sholc theksoi se ekzistojnë parime të qarta në përpjekjet paqësore, posaçërisht se të gjitha vendimet e mundshme nuk mund të sillen "prapa kurrizit të Ukrainës dhe pa koordinim me partnerët". ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR