Sholc e konfirmoi përkrahjen për Ukrainën në video-fjalimin para votimit për PE
- Një ditë para se gjermanët të dalin në votime në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, kancelari Ollaf Sholc e konfirmoi përkrahjen e tij për Ukrainën, e cila është e shkatërruar nga lufta.
- Post By Besnik Shuki
- 14:09, 8 qershor, 2024
Berlin, 8 qershor 2024 (MIA) - Një ditë para se gjermanët të dalin në votime në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, kancelari Ollaf Sholc e konfirmoi përkrahjen e tij për Ukrainën, e cila është e shkatërruar nga lufta.
"Rusia nuk do të tërhiqet nga planet e saj imperialiste", tha kancelari i Partisë Socialdmeokratike (SPD) në video porosinë e tij javore, të publikuar sot.
"Putini duhet të kuptojë se nuk mund ta fitojë fushatën e tij brutale. Se mund të ketë vetëm paqe të drejtë për Ukrainën", tha ai.
Para samitit të Grupit shtatë (G7) në Itali, i cili fillon të enjten dhe konferencës paqesore zvicerane për Ukrainën që do të fillojë më 15 qershor, Sholc e theksoi koordinimin e vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët. bsh/
Foto: MIA arkiv