• e enjte, 25 korrik 2024

Sholc: Do të kandidoj për kancelar në zgjedhjet federale në vitin 2025

Sholc: Do të kandidoj për kancelar në zgjedhjet federale në vitin 2025

Berlin, 24 korrik 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc deklaroi sot se planifikon të jetë sërish kandidat i Partisë Socialdemokrate (SDP) për kryeministër në zgjedhjet federale të vitit 2025.

“Të gjithë jemi të vendosur të shkojmë së bashku në zgjedhjet e ardhshme federale dhe të fitojmë. Si kancelar do të kandidoj sërish për kancelar”, tha Sholc në konferencën tradicionale për shtyp të verës në Berlin, duke iu përgjigjur një pyetje lidhur me sondazhet e dobëta të SPD-së.

Në pyetjen nëse dëshiron të ndjekë shembullin e presidentit amerikan Xho Bajden, i cili deklaroi se nuk do të kandidojë më për president, Sholc tha se do të kandidojë sërish. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR