• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shokarovski përsëri drejtor mjekësor i kardiokirurgjisë

Shokarovski përsëri drejtor mjekësor i kardiokirurgjisë

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot konfirmoi se mjeku Marjan Shokarovski është kthyer në pozitën e drejtorit mjekësor të Klinikës së kardiokirurgjisë gjatë fundjavës nga ana e zëvendësministres së Shëndetësisë Maja Manoleva vetëm me nënshkrimin e saj dhe se ai e miratoi një vendim të tillë. 

"Unë mendoj se ka vepruar drejt në atë që ka treguar Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), normalisht e ktheu drejtorin e vjetër. Unë mendoj se vendimi është në rregull. Do të shohim në të ardhmen, ndoshta do të emërojmë drejtorë të rinj kudo", tha Taravari në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në Klinikën e kirurgjisë, menjëherë pas marrjes së detyrës.

Ministri i Shëndetësisë në largim Ilir Demiri në fund të muajit maj e ka shkarkuar drejtorin e Klinikës së kardiokirurgjisë, ndërsa si arsye të shkarkimit ndër të tjera ka përmendur rritjen e vdekjeve në Klinikë.

Shokarovski i ka demantuar këto pretendime duke theksuar se vdekshmëria në kardiokirurgji është ulur, ndërsa vëllimi i operacioneve u rrit. Lidhur me shkarkimin e tij ai deklaroi se e konsideron të paligjshëm pasi procesi zgjedhor është ende në vazhdim.

Komisioni për Antikorrupsion për rastin e Shokarovskit konstatoi se me shkarkimin e tij është bërë shkelje e Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit dhe Ligjit për shëndetësi dhe se është shkelur Kodi zgjedhor, meqenëse vendimi për shkarkimin e tij është marrë gjatë procesit zgjedhor. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR