• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shojgu: Ukraina planifikon ta sulmojë territorin rus me raketat HIMARS dhe Storm Shadou

Shojgu: Ukraina planifikon ta sulmojë territorin rus me raketat HIMARS dhe Storm Shadou

Moskë, 20 qershor 2023 (MIA) - Ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu në takimin e sptëm të këshillit ttë ministrisë deklaroi se komanda e forcave të armatosura ukrainase planifikon të kryejë goditje ndaj territorit rus, përfshirëe dhe Krimenë, me raketat HIMARS dhe Storm Shadou.

"Sipas informatave tona, kryesia e forcave të armatosura ukrainase planifikon të kryejë goditje në territorin e Federatës ruse, përfshirë edhe Krimenë, me raketat HIMARS dhe Sorm Shadou", tha ministri rus i Mbrojtjes.

Funksionari më i lartë ushtarak rus theksoi se përdorimi i armëve perëndimore jashtë zonës së operacioneve të posaçme ushtarake do të shkaktojë sulme të shpejta ruse ndaj qendrave për vendim-marrje në Ukrainë. Ai shtoi se hapi i tillë do të thotë përfshirje e plotë e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në konflikt, transmeton agjencia ruse TASS.

Shojgu, gjithashtu, kumtoi se regjimi ukrainas e vazhdon kundër-ofensivën e vet në jug të Donjeckut dhe në rajonet Zaporozhje dhe Donjeck. Ai pohon se ukrainasit i kanë angazhuar njësitë e veta elitare të trajnuara nga NATO, por edhe se shfrytëzojnë sasi të mëdha të armëve që i kanë marrë nga Perëndimi.

"Nga 4 qershori, armata ukrainase kreu 263 sulme ndaj pozicioneve të ushtarëve rusë. Falë kompetentëve, aksioneve zemërgjera të njësive tona, të gjitha u refuzuan, ndërsa armiku nuk i caktoi qëllimet", tha ai. ab/

foto: аrkivi

QËNDRONI TË LIDHUR