• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shoferi që ka shkelur fëmijën në "Rrugën e plastikave" u dënua me dënim me burg në kohëzgjatje prej dy vjet e tre muaj

Shoferi që ka shkelur fëmijën në

Shkup, 15 nëntor (MIA) - Dënim me burg në kohëzgjatje prej dy vjet e tre muaj shqiptoi gjyqtarja Marija Kletniçka nga Gjykata themelore penale Shkup për 21-vjeçarin Shukri Zeqiri nga Shkupi, i cili më 12 tetor në bulevardin "Nikolla Karev", në pjesën e njohur si "Rruga e plastikave" në Shkup, ka shkelur një fëmijë 10-vjeçar, i cili nga goditja ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa ai ka ikur.

Të akuzuarit, gjyqtarja i shqiptoi edhe dënim për ndalesë të drejtimit të automjetit motorik në periudhë prej tre viteve, me çka koha e kaluar në burg nuk llogartet në dënimin dhe ia vazhdoi edhe masën e paraburgimit shtëpiak deri në hyrjen në fuqi të aktgjykimit.

I akuzuari Zeqiri paraprakisht para Gjykatës e pranoi veprën, e cila i ngarkohet, por tha se ka ikur nga frika që të mos rrihet.

Sipas akuzës nga Prokuroria themelore publike Shkup, i akuzuari ngarkohet për vepër penale "vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion" sipas nenit 300 paragrafi 4 lidhur me nenin 297 paragrafi 3 lidhur me alinenë 1 dhe veprën penale "mosdhënie e ndihmës për person të lënduar në fatkeqësi të komunikacionit" sipas nenit 301 paragrafi 1 nga Kodi penal. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR