• e martë, 01 tetor 2024

Shmit: BeH-ja tani po luan në një ligë më të lartë, duhet të fillojnë të zbatojnë reforma

Shmit: BeH-ja tani po luan në një ligë më të lartë,   duhet të fillojnë të zbatojnë reforma

 Banjallukë, 22 mars 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i Lartë në BeH, Kristian Shmit sot deklaroi se Bosnja e Hercegovina, pas vendimit të Këshillit Evropian për t'i dhënë "dritë të gjelbër" për hapjen e negociatave për anëtarësim, po luan në një ligë më të lartë, me pritshmëri të mëdha dhe mundësi edhe më të mëdha.

 "Një lajm i rëndësishëm vjen nga BE mund zyrtarisht  t'i fillojë negociatat për anëtarësim. Ky është një hap i madh, një moment për t'iu qasur seriozisht zbatimit të reformave", ka shkruar Shmit në rrjetin social X.

 Ai shtoi se "ende nevojiten hapa konkretë".

Këshilli Evropian mbrëmë  i dha "dritën të gjelbër" BeH-së për hapjen e negociatave me BE-në, por pa një kornizë negociuese, e cila do të dihet kur BeH do t'i miratojë të 14 prioritetet që Komisioni Evropian i vendosi në vitin 2022.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR