• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shkupi u përforcua me katër të huaj

Shkupi u përforcua me katër të huaj

Shkup, 12 shkurt 2024 (MIA) - Ekipi i dytë i plasuar në kampionatin e futbollit në Maqedoni të Veriut, Shkupi nënshkroi sot kontrata me katër lojtarë internacional para pjesës së dytë të sezonit i cili vazhdon të dielën.

Përforcime të reja në radhët e Shkupit, siç u kumtua pasdite, janë reprezentuesi i Ishujve Faroe, Joan Simumn Edmundson, sulmuesi anësor brazilian Viktor Damasçeno De Oliveira, sulmuesi nga Uganda, Emanuel Avorno, si dhe bashkëkombasi i ti Abdul Ruatbuaje, i cili pas një pauze njëvjeçare kthehet në ligën e parë të vendit tonë.

Shkupi është tre pikë prapa liderit, Strugës pas pjesës vjeshtore të sezonit, e cila përbërjen nga Çairi e vazhdon të hënën në terren vendor kundër Voskës në kuadër të xhiros së 19 të ligës së parë. ab/

Foto: KF Shkupi/Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR