Shkupi nesër pa transport publik, të punësuarit në NPQ kërkojnë pagesë të rrogës së janarit
- Nuk ka rrogë për NPQ-në, nuk ka transport. Shkupi prej nesër mbetet pa transport publik, paralajmëruan sot të punësuarit në NPQ në deklaratë për mediumet, duke kërkuar t'u paguhet rroga e janarit.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:45, 15 shkurt, 2024

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Nuk ka rrogë për NPQ-në, nuk ka transport. Shkupi prej nesër mbetet pa transport publik, paralajmëruan sot të punësuarit në NPQ në deklaratë për mediumet, duke kërkuar t'u paguhet rroga e janarit.
"Prej orës 04:30, Shkupi mbetet pa transport publik", nënvizuan kryetari i Sindikatës së NPQ-së, Miqo Stojanovski dhe Afrim Muça nga sindikata e pavarur e shoferëve. ab/
foto: МIА