• e martë, 24 dhjetor 2024

Shkupi i pret delegacionet pjesëmarrëse në Takimin Ministror të OSBE-së

Shkupi i pret delegacionet pjesëmarrëse në Takimin Ministror të OSBE-së

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e Këshillit të 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë - OSBE i cili do të mbahet në Shkup prej sot e deri më 1 dhjetor, në të cilin pritet të marrin pjesë rreth 1.000 delegatë.

Në ngjarjen më të madhe politike - diplomatike e organizuar në vend që nga pavarësia, do të marrin pjesë 76 delegacione nga 57 vende anëtare dhe shtete partnere të Organizatës.

ОБСЕ го влече своето потекло од времето на детант во раните 1970-ти, кога беше создадена Конференцијата за безбедност и соработка во Европа (КЕБС) за да служи како мултилатерален форум за диј

Takimi do të shënojë praninë e diplomatëve të parë të SHBA-së dhe Federatës Ruse, Entoni Blinken dhe Sergej Lavrov, duke e bërë atë një nga ngjarjet e rralla që do t'i gjejë të dy në të njëjtin vend që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022. Edhe pse aktualisht nuk ka asnjë njoftim për një takim mes Blinkenit dhe Lavrovit, analistët nuk përjashtojnë mundësinë e bisedimeve për një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë.

Sekretari shtetëror amerikan Blinken vjen sot, ndërsa pjesëmarrjen në OSBE do ta fillojë me takim dypalësh me ministrin e Punëve të Jashtme dhe kryesues i OSBE-së, Bujar Osmani.

Për ardhjen e shefit të diplomacisë së Federatës Ruse Lavrov, vendi ynë dhe Bullgaria përkohësisht i suspenduan sanksionet e vendosura nga BE-ja për fluturiumet e aeroplanëve rusë për shkak të agresionit rus të Ukrainës.

Pas pranisë së konfirmuar të Lavrovit, forumin vendosën ta bojkotojnë ministrat e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitri Kuleba dhe të vendeve baltike - Estonia, Letonia e Lituania. 

Në takimin ministror priten vendime për zgjedhjen e kryesuesit për vitin 2024, për çka në takimin përgatitor të ambasadave të 57 vendeve anëtare këtë javë në Vjenë është arritur koncensus që ajo të jetë Malta, ndërsa duhet të vendoset edhe për buxhetin, si dhe për emërime për pozitat kyçe në institucionet e OSBE-së.

Претседавачот со ОБСЕ и шеф на македонската дипломатија Бујар Османи денеска ќе ја посети Република Турција заедно со генералната секретарка на ОБСЕ, Хелга Шмид.  

Shefi i diplomacisë dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, në një intervistë për MIA-n tha se qëllimi i çdo diplomacie, veçanërisht të vendeve më të vogla, është që të mund ta ekspozojë vendin në skenën e madhe ndërkombëtare, ndërsa ngjarje politike - diplomatike më të madhe nuk ka që ka ndodhur në vendin tonë që nga pavarësia e tij, siç është Këshilli Ministror i OSBE-së në përmasa dhe në përmbajtje.

"Së pari, për nga madhësia, sepse në Shkup do të jenë të pranishme 76 shtete, domethënë e gjithë hemisfera veriore dhe do të diskutohen çështjet e sigurisë së rajonit të OSBE-së, duke përfshirë ministrat e punëve të jashtme të vendeve më të fuqishme në botë. Por edhe në thelb, sepse kryesia jonë arriti të ndalonte rënien e Organizatës. Organizata, për shkak të nivelit të ulët të besimit ndërmjet vendeve pjesëmarrëse, i shkaktuar kryesisht nga agresioni rus në Ukrainë, ishte në rrezik të zhdukej disi nga skena ndërkombëtare. Kryesia jonë, së bashku sigurisht me të gjitha vendet pjesëmarrëse, ia dolën që Organizata të ngrihet në këmbë, të ketë një kryesues për vitin e ardhshëm dhe të vazhdojë t'i shërbejë popullit, sepse në fund bëhet fjalë për popullin siç tingëllon edhe slogani i kryesimit tonë", thotë Osmani.

Këshilli Ministror do të fillojë sonte me darkë joformale në të cilën do të marrin pjesë një pjesë e shefave të diplomacive të shteteve - pjesëmarrëse të OSBE-së.Zyrtarisht forumi do të jetë i hapur nesër në Qendrën sportive "Boris Trajkovski" e cila është shndërruar dhe përgatitur për Takimin Ministror.

Sipas agjendës së publikuar nga MPJ nesër është paraparë mundësia për deklarata të shefave të delegacioneve gjatë mbërritjes në qendrën sportive. Këshilli Ministror duhet të fillojë nesër në orën 10, ndërsa mediat do të mund ta ndjekin hapjen e sesionit plenar. 

null

Në ditën e parë janë planifikuar dy ngjarje shoqëruese: Nënshkrimi i deklaratës së përbashkët për luftën kundër korrupsionit në Evropën Juglindore përmes kthimit të pronave dhe përdorimit të digjitalizimit, e cila do të pasohet nga adresimi i ndikimit të ndryshimeve klimatike në sigurinë njerëzore në zonën OSBE.

Në ditën e dytë do të mbahen tre aktivitete shoqëruese me temën "Rinia dhe shoqëria civile", "Bëhet fjalë për njerëzit - ndikimi i operacioneve në terren të OSBE-së në 2023" dhe "Ruajtja e pluralizmit - siguria e grave gazetare".

Gazetarët e akredituar do të mund të ndjekin sesionin përfundimtar plenar të Këshillit Ministror të OSBE-së, i cili do të pasohet nga një konferencë përfundimtare për media me kryesuesin, ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kryesuesin e ardhshëm të Organizatës dhe sekretarja e përgjithshme e OSBE-së, Helga Marija Shmid.

null

Nga MPJ për MIA-n deklaruan se Këshillin Ministror të OSBE-së do ta ndjekin mbi 300 gazetarë nga vendi dhe nga jashtë.

Për shkak të mbajtjes së mbledhjes ministrore, Qeveria sot vendosi që orari i punës për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike në territorin e qytetit të Shkupit të përfundojë në ora 12:00 dhe nesër të jetë ditë jo pune për të gjithë punonjësit në administratën shtetërore dhe publike, si dhe për shkollat ​​fillore dhe të mesme në zonën e kryeqytetit. Njëkohësisht do të mbyllen për qarkullim një pjesë e rrugëve nëpër qytet nëpër të cilat do të kalojnë delegacionet e huaja. fc/

Fotografitë: MIA/MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR