Shkarkohet drejtori i Toksikologjisë, Danill Petrovski
- Shkarkohet drejtori i Klinikës universitare të toksikologjisë në Shkup, Danill Petrovski. Informacionin për MIA-n e ka konfirmuar vetë Petrovski.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:33, 14 maj, 2024

Shkup, 14 maj 2024 (MIA) - Shkarkohet drejtori i Klinikës universitare të toksikologjisë në Shkup, Danill Petrovski. Informacionin për MIA-n e ka konfirmuar vetë Petrovski.
Ai tha se nuk është i befasuar, sepse ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri tashmë e ka paralajmëruar shkarkimin e tij. Për shkarkimin nga funksioni, Petrovski e ka mësuar sot nga punonjësit e Klinikës së toksikologjisë.
Petrovski ka qenë drejtor i Klinikës së toksikologjisë nga 15 dhjetori deri më sot. qa/
Foto: arkivi i MIA-s