• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shkarkimi i Mexhitit dhe Aliu nesër në mbledhje kuvendore

Shkarkimi i Mexhitit dhe Aliu nesër në mbledhje kuvendore

Shkup, 8 shkup 2024 (MIA) - Kuvendi nesër do të diskutojë për shkarkimin e ministrave të Shëndetësisë, Fatmir mexhiti dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, kumtuan nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit.

"Materiali nga Qeveria është pranuar, shërbimet po e shqyrtojnë, pas çka do t'u parashtrot të gjithë deputetëve. Për propozimin për shkarkim të minsitrit të Shëndetësisë dhe të ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të diskutohet në mbledhjen e parë të ardhshme të Kuvendit, përkatësisht nesër, e premte 9.02.2024", theksuan nga Kabienti i kryetarit të Kuvendit.

Paraprakisht, nga Qeveria kumtuan se kryeministri teknik, Talat Xhaferi i ka dërguar shkresë kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitreski, në të cilën, në pajtim me nenin 94, paragrafi 2 nga Kushtetuta propozon që Kuvendi, në mbledhjen e parë tëa rdhshme, t'i shkarkojë Mexhitin dhe Aliun.

Xhaferi i dërgoi shkresë edhe Mitreskit, në pajtim me nenin e cekur të Kushtetutës, Kuvendi t'i zgjedhë Ilir Demirin, ministër i cili do të kryesojë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Naim Bajramin, ministër i cili do të kryesojë me Minsitrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Kërkesa për ndërrim të Mexhitit dhe Aliut vjen pasi që ata e mbështetën kryetarin e Aleancës për shqoptarët, Arben Taravarin, i cili paralajmëroi se në zgjedhje do të shkojë me opozitën shqiptare, përderisa krahi i ASH-së i kryesuar nga Ziadin Sela paralajmëroi se në zgjedhjet për deputetë më 8 maj, ASH do të garojë e vetme. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR