• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shkarkime në Filarmoni, Ministria me vërejtje për punën, Ivanova vlerëson se është për shkak të padëgjueshmërisë

Shkarkime në Filarmoni, Ministria me vërejtje për punën, Ivanova vlerëson se është për shkak të padëgjueshmërisë

Shkup, 14 shtator 2023 (MIA) - Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska mori vendim për shkarkimin e drejtoreshës Tina Ivanova pas raportit nga mbikëqyrja e kryer e Komisionit nga Ministria e Kulturës, më 6 shtator 2023, në dokumentacionin e IN Filarmonia Nacionale dhe shkeljet e shumta ligjore të konstatuara dhe mospërputhjeve në punë, informuan sot nga Ministria e këtij dikasteri. 

Nga Ministria theksojnë se në mënyrë jo adekuate kanë vepruar edhe anëtarët e Bordit Drejtues, me çka ministrja Kostadinovska - Stojçevska ka marrë vendim edhe për shkarkimin e të gjithë anëtarëve të BD të Filarmonisë. 

Në një prononcim publik Tina Ivanova thotë se nuk është shkarkuar nga funskioni i drejtoreshës për shkak të punës joadekuate siç është theksuar në shkrimin nga ana e ministres.

Në reagimin e saj për shkarkimin, ajo thekson se "Inspektorati i punës, dy inspektime të jashtëzakonshme nga Inspektorati i Ministrisë së Kulturës, komisioni për inspektimin e dokumentacionit, një grup punonjësish administrativë, punonjës të Ministrisë së Kulturës, janë bërë vizitorë të rregullt në institucionin tonë dhe u dërguan edhe nga disa herë për të "gërmuar" gjëra që nuk ekzistojnë thjesht sepse nuk patën dhe nuk e kanë ende guximin të thonë se po më shkakrojnë për padëgjueshmëri".

Ajo thekson se rezultatet nga inspektimet janë dokumente publike në dispozicion dhe secili që është i interesuar mund të shohë se "puna është e qartë dhe e pastër". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR