Shkëndija barazoi kundër Dinamo Kiev të Ukrainës
- Futbollistët e Shkëndijës së Tetovës me barazim 1-1 (1-0) ndaj gjigantit ukrainas Dinamo Kiev, i përfunsoi sot përgatitjet në Turqi para fillimit të sezonit pranveror në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:31, 9 shkurt, 2024
Belek, 9 shkurt 2024 (MIA) - Futbollistët e Shkëndijës së Tetovës me barazim 1-1 (1-0) ndaj gjigantit ukrainas Dinamo Kiev, i përfunsoi sot përgatitjet në Turqi para fillimit të sezonit pranveror në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë.
Ekipi i ligës së parë të Maqedonisë erdhi në epërsi në duelin e luajtur në Belek me golin e Adenis Shalës në minutën e 26-të.
Gjashtëmbëdhjetë herë kampion ukrainas e barazoi rezultatin pas një ore lojë me golin e Vladislav Vanat.
Shkëndija e përfundoi pjesën vjeshtore të sezonit të PMFL-së në vendin e tretë, me katër pikë prapa liderit Struga, ndërsa në ndeshjen hapëse të vazhdimit të sezonit, më 18 shkurt. Ekipi i ligës së parë nga Tetova është mysafir i Gjorçe Petrov.
Foto: Fejsbuk