• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shiten vetëm 20 mijë bileta për ndeshjen mes Francës dhe Izraelit – një antirekord i mundshëm

Shiten vetëm 20 mijë bileta për ndeshjen mes Francës dhe Izraelit – një antirekord i mundshëm

Paris, 14 nëntor 2024 (MIA) - Reprezentacioni i Francës sonte mund të vendos një antirekord për vizitueshmëri në terrenin nikoqir.

Në "Stad de Frans" në Paris mysafir do të jetë Izraeli në kuadër të xhiros së 5-të të Ligës së kombeve. Sipas informacioneve në mediat vendase, një ditë para ndeshjes janë shitur vetëm 20.000 bileta. Kapaciteti i stadiumit arrin deri në 80.000 shikues.

Shkak për praninë e ulët për ndeshjen me Izraelin është për shkak të frikës në sfondin e sulmeve ndaj tifozëve të Makabi Tel Aviv në Amsterdam të enjten e kaluar.

Gjithashtu, raportohet se fusha e "Stad de Frans" është rrethuar me shufra për të parandaluar hyrjen eventuale të tifozëve në terren. Rreshtat e parë të tribunave janë mbuluar me tenda dhe nuk do të ketë shikues.

Autoritetet izraelite këshilluan qytetarët e tyre që të mos shkojnë në ndeshjen kundër Francës në Paris dhe të mos marrin pjesë në ngjarje sportive dhe kulturore pas sulmeve në Amsterdam.  rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR