• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Shijoje traditën" në Parkun e Qytetit

Shkup, 7 tetor 2023 (MIA) - Më shumë se 300 prodhues të vegjël të ushqimeve dhe pijeve do t'i prezantojnë produktet e tyre të përgatitura sipas recetave tradicionale në Panairin e dytë kombëtar të ushqimit dhe pijeve "Shijoje traditën" që do të mbahet sot në Parkun e Qytetit të Shkupit.

Do të ketë 45 pavijone dhe 80 stenda ku do të ekspozohen 2.000 produkte. Vizitorët do të mund të shijojnë dhe blejnë ëmbëlsira manaferre, marmelata, reçel, ajvar, turshi, verë, raki, birrë dhe likere të pasuruara me bimë të ndryshme, mjaltë, maxhun, uthull molle nga mollë të egra të tharta, djathëra, arra, fli, lakror, krem ​​qumështi, gjalpë lajthie, bajame dhe kikirik, piper, mish të tharë në dru, vajra tartufi,...

Në këtë manifestim do të drejtohen kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Janë paralajmëruar edhe “gastro aktivitete”, në kuadër të të cilave Aleanca e shefave të kuzhinës Slou fud, e përbërë nga Dimitar Arnaudoski, Mare Janevska dhe Zoran Majnovski, do të ofrojë menu me produkte vendore karakteristike të kësaj periudhe dhe secili prej tyre individualisht me kreativitetin e tyre prej kuzhinieri, kulinare dhe gustatori do të demonstrojë pse ai e do atdheun e tij.

“Shijoje traditën” do të ketë edhe këndin e fëmijëve me animacione edukative, “leksione” për biodiversitetin dhe farat autoktone dhe do të përgatitet  “buka e gjyshes”.

Panairi organizohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave (MBPEU) në bashkëpunim me Slow Food Macedonia, me mbështetjen e GIZ.

"Vizitorët do të mund të shohin në një vend numrin e madh të historive të suksesit të publikuara me mbështetjen që ne ofrojmë për prodhuesit e vegjël, fermerët e rinj dhe gratë fermere, thekson Ministria e Bujqësisë. mb/

Foto: MBPEU dhe Slou fud Maqedoni

 

QËNDRONI TË LIDHUR