• e enjte, 20 qershor 2024

SHGM do të ndajë çmimet për gazetarë me temë "Kreativitet dhe etikë gazetareske"

SHGM do të ndajë çmimet për gazetarë me temë

Shkup, 11 qershor 2024 (MIA) - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në bashkëpunim me Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) sot do t'i ndajë çmimet për gazetarë me temë "Kreativitet dhe etikë gazetareske".

Në Qendrën edukative kulturore "Laboratorium", SHGM në mesditë do t'i ndajë çmimet kushtuar luftës kundër dezinformatave dhe promovimin e raportimit me ndjeshmëri gjinore, duke nxitur përforcimin e integritetit gazetaresk.

Fjalime hyrëse në ngjarjen do të ketë kryetari i i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorian dhe kryetarja e Komisionit për vlerësim dhe zgjedhje të storjeve më të mira gazetarske për vitin 2023 - Leunora Kaliqi. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR