• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHGM dhe KEMM bëjnë thirrje për kujdes të jashtëzakonshëm dhe baraspeshë etike në lajmet lidhur me vajzën e zhdukur

SHGM dhe KEMM bëjnë thirrje për kujdes të jashtëzakonshëm dhe baraspeshë etike në lajmet lidhur me vajzën e zhdukur

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) - Shoqata e gazetarëve e Maqedonisë (SHGM), Këshilli i nderit pranë SHGM-së dhe Këshilli pëe tikë në mediume (KEMM), e dënojnë ashpër mënyrën në të cilën raportojnë disa mediume për zhdukjen e vajzës 14-vjeçare nga Shkupi, me çka në mënyrë të ashpër e shkelin Kodin etik të gazetarëve, duke plasuar informata të pasakta dhe të pakontrolluara, më shpesh të marra nga rrjetet sociale.

SHGM dhe KEMM i përkujtojnë gazetarët, se duhet ta respektojnë dhimbjen personale të familjes, ndërsa të gjitha raportimet për fatkeqësi apo procedura gjyqësore të lirohen nga senzacionalizmi.

SHGM dhe KEMM, kërkojnë nga gazetarët dhe punonjësit e mediumeve, të përfshihet në raportimin për raste siç është zhdukja e vajzës 14-vjeçare nga Shkupi, por të kenë shumë kujdes për standardet profesionale etike, të mos përhapen frikë dhe panik, të mos publikonjnë lajme të rrejshme dhe informata tël pakontrolluara, dhe në atë mënyrë plotësisht ta nxehin situatën.

SHGM dhe KEMM, gjithashtu i inkurajojnë të gjithë qytetarët të cilët do të vërejnë shkelje të Kodit t'i paraqesin formular adekuat që ndodhet në faqen e SHGM-së apo në faqen e KEMM-së, dhe në atë mënyrë të ndihmojnë në detektimin e mediumeve të cilat heqin dorë nga standardet e gazetarisë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR