• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sheshov për MIA-n: Shkenca e di se ku mund të ndodhë tërmet, por nuk mund të parashikojë se kur

Sheshov për MIA-n: Shkenca e di se ku mund të ndodhë tërmet, por nuk mund të parashikojë se kur

Shkup, 19 shkurt 2023 (MIA) - Shkenca nuk ka interes të parashikojë, edhe pse paraprakisht e di se ku mund të ndodhin tërmete, sepse vazhdimisht e monitoron me instrumente lëvizjen e kores së tokës, por është shumë joserioze, e papërgjegjshme, joparimore dhe e pabazuar në fakte të thuhet se mund të dihet se kur mund të ndodhë tërmet, shprehet drejtori i Institutit për Inxhinieri të Tërmeteve dhe Inxhinierike Sizmologjike (IITiS), Vllatko Sheshov në intervistë për MIA-n.

"Nëse ne themi se ka probabilitet që në 100 vitet e ardhshme të ndodhë tërmet, i cili do të kalojë një magnitudë, le të themi, 6 gradë, do të thotë se të dhënat tona tregojnë se gjatë asaj periudhe kohore ato struktura të thyerjes prodhojnë energji. se në një moment do të çlirohet dhe do të shkaktojë lëkundje të tillë. Ky është tashmë fakt i deklaruar shkencërisht", thekson Sheshovi.

  

 

Ai potencon se nga ky aspekt është më e rëndësishme që të kemi një rrjet të gjerë instrumentesh që monitorojnë ato mikrolëvizje të kores së tokës që njerëzit nuk i ndjejnë, për sa i përket energjisë sizmike që grumbullohet dhe të dihet se në periudhën e ardhshme në atë zonë mund të presim një goditje më të fortë.

"Duhet të punojmë në atë që të sigurojmë që të respektohen rregulloret teknike, të kemi njohuri moderne si izolim sizmik dheë ngjashëm. Tërmetet do të ndodhin dhe ne duhet të përgatisim ndërtesat tona që të jenë në rregull dhe shtëpitë tona të jenë të mira që të jemi të sigurt", shton Sheshovi.

Nga ky aspekt, Sheshovi shton se në vend në numrin më të madh të rasteve gjatë ndërtimit të ndërtesave respektohen rregulloret sizmike, ndërsa kontrolli i zbatimit të tyre që e ushtron IITIS-ja së bashku me përgjegjësinë që ekziston ende te numri më i madh i projektuesve dhe ndërtuesve kontribuojnë që të kemi ndërtesa të sigurta.

Sipas tij, dëshmi për sigurinë objekteve është vetë fakti se gjatë serisë së tërmeteve që ndodhën në Shkup në vitin 2015, askund nuk kishte dëme të konsiderueshme, që ishte një kontroll real për atë se si janë ndërtesat në vend. Sheshovi shton se nuk ka ndërtesa 100 për qind të sigurta dhe në rast tërmeti të gjithë duhet ta dimë se do të ketë dëme, por e rëndësishme është që të mos vjen deri te kolapsi i ndërtesave.

 

Lidhur me tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt dhe shkatërrimet dhe viktimat e mëdha, Sheshovi thekson se duhet marrë parasysh se në këtë rast bëhet fjalë për një tërmet jashtëzakonisht të fortë 7.8 gradë sipas shkallës Rihter, por që ka ndoshta dhe disa parregullsi gjatë ndërtimit që kanë rezultuar në një numër kaq të madh shkatërrimesh, të cilat duhet të përcaktohen me analiza të mëtejshme.

"Nuk i kam të gjitha argumentet dhe të dhënat. Megjithatë, mendoj se analizat e mëtejshme do të tregojnë se ka disa mospërputhje, do të thosha sistemore. U përhapën lajme se një numër i atyre ndërtesave ishin pa ndonjë kontroll të veçantë ndërtimi. Nëse nuk keni kontroll, nuk keni informacion të mjaftueshëm për t'i vlerësuar ato. Duke shikuar vetëm sipas një numri të madh të fotografive që vijnë nga zonat, do të thosha se ka disa gabime ndoshta në konceptin e ndërtimeve - pllaka të mëdha të trasha, elementë të vegjël vertikalë, shtylla që janë më të cenueshmet gjatë një tërmeti, armatura, si të thuash, të ndarë, të lulëzuar... ., madje edhe për cilësinë e materialeve", shprehet drejtori i IITIS-së, duke shtuar se pasi të qetësohet e gjithë situata dhe të bëhen analizat, do të shihet se cilët janë faktorët kryesorë dhe arsyet e shkatërrimeve të tilla.

  

Sheshovi thekson se sipas njohurive të deritanishme nuk ka asnjë lidhje mes tërmetit në Turqi dhe Siri me serinë e tërmeteve që kanë ndodhur në dy javët e fundit në rajonin e Ballkanit, si në Rumani dhe Shqipëri, sepse rajoni i Anadollit nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me Ballkanin Qendror.

"Meqë së pari jemi në një distancë të madhe, e së dyti ajo çarje është në kontaktin mes pllakave të caktuara që nuk na prekin shumë. Mirëpo, a kanë (lidhje) këta të fundit, mendoj se nuk kanë të drejtpërdrejtë, ndoshta kanë, por ne ende nuk kemi njohuri të tilla", shton Sheshovi.

 

Në prag të 60-vjetorit të tërmetit katastrofal në Shkup të vitit 1963, siç njofton Sheshovi në intervistë, IITIS-ja planifikon ta shënojë me një varg aktivitetesh, të cilat filluan me mbajtjen e një punëtorie kushtuar izolimit sizmik, organizuar në bashkëpunim me Shoqata Japoneze për Izolimin Sizmik (JSSI) dhe me mbështetjen e Ambasadës së Japonisë.

"Gjatë punëtorisë ishin të pranishëm më shumë se 50 pjesëmarrës, në hapje ishte i pranishëm edhe ambasadori japonez dhe me të vërtetë ishim dëshmitarë të një shkëmbimi përvojash, do të thosha, dhe ligjëratash dhe prezantimesh jo vetëm se çfarë do të thotë izolimi sizmik, por ajo që është edhe më domethënëse se si zbatohet e gjithë kjo. Në këtë punëtori është interesante se edhe ne kishim çfarë të themi. Ne patëm dy ligjërata nga ekspertët tanë të Institutit për të ndarë përvojat tona me ta, por është shumë domethënëse që kjo mënyrë e mbrojtjes së objekteve është ndoshta mënyra më e lartë e mbrojtjes dhe një nga mënyrat më të suksesshme, në fakt, mënyrat se si mund të mbroni një objekt nga dëmtimet eventuale gjatë tërmeteve të forta. Mirëpo, ne kemi njohuri. Instituti ka akumuluar njohuri në qëllime hulumtuese, në teste, në analiza, megjithatë duhet të jemi të sinqertë, ky izolim sizmik shkon hap pas hapi me zhvillimin teknologjik të vendit. Krahas hulumtimit, nevojiten zbatim, rregullore teknike, industri, e cila do ta mbështesë të gjitha këto dhe sigurisht edhe mirëmbajtje", shprehet Sheshovi. 

  

Drejtori i IITIS-së përkujton se një nga objektet më të rëndësishzme jo vetëm në Shkup, por edhe në botë, i ndërtuar sipas metodës së izolimit sizmik, është shkolla fillore e Shkupit “Pestaloci”.

“Është mirë që ne jemi në katalogun e ndërtesave të izoluara sizmik në suaza botërore, por për këtë duhet pak më shumë të përfshihet teknologjia dhe industria dhe të ketë interes te kompanitë e ndërtimit”, shton Sheshovi.

Në muajt në vijim deri në korrik, siç ka paralajmëruar Sheshovi, IITIS do të realizojë një numër të madh aktivitetesh që synojnë sensibilizimin e publikut, mbajtjen e ligjeratave, trajnimeve dhe trajnimeve se çfarë do të thotë tërmeti, si duhet të sillen qytetarët gjatë tërmeteve, si të mbrohen në shtëpitë e tyre dhe si të veprojnë pas tërmetit. Përveç kësaj, Instituti do të bljë skrining të shpejtë të disa objekteve për vlerësimin e sigurisë sizmike dhe do të organizojë ditë të hapura ku qytetarët do të mund të vizitojnë laboratorët e IITIS-së.  

 

"IITIS-ja i ka borxh qytetit të Shkupit, sepse pas tërmetit të Shkupit është themeluar Instituti dhe vërtet ndjejmë një përgjegjësi të veçantë ndaj qytetit të Shkupit dhe ndaj atij tërmeti. Në fakt, edhe këtë shënim të 60-vjetorit e morëm mjaft seriozisht dhe tashmë kanë filluar aktivitetet konkrete. E kemi edhe moton, e kemi logon përkatëse - “IITIS-ja për Shkupin”, si mund t'ia kthejë IITIS-ja borxhin qytetit të Shkupit", shprehet Sheshovi.

Në vijim është video intervista integrale e drejtorit të Institutit për Inxhinieri Tërmete dhe Sizmologji Inxhinierike (IZIIS), Vlatko Sheshov për MIA-n.

 

 

Сашко Панајотов

Фото и Видео: Аслан Вишко

QËNDRONI TË LIDHUR