• e martë, 24 dhjetor 2024

Shenjat e mungesës së vitaminës B12

Shenjat e mungesës së vitaminës B12

Bristol, 29 maj 2023 (MIA) - Njerëzit kanë nevojë për 50 mikrogramë vitaminë B12 në ditë dhe ata që kanë mungesë të kësaj lënde ushqyese mund të përjetojnë disa vështirësi, sipas biologut britanik Xhastin Batler.

“Lodhja ekstreme, mungesa e energjisë, dobësia e muskujve, kruarja, depresioni dhe problemet konjitive, si kujtesa e dobët, të kuptuarit dhe gjykimi, mund të jenë shenjë e mungesës së vitaminës B12”, thotë Dr.Batler.

Ajo thekson se vitamina B12 prodhohet nga bakteret që gjenden në shtresën e tokës, kështu që mënyra më e lehtë për ta marrë atë është përmes frutave të palara, gjë që nuk është një opsion për shumicën e njerëzve sot. Prandaj, tani më së shumti merret nga ushqime të fortifikuara ose suplemente ushqimore.

"Mund të merret duke konsumuar ekstrakt majaje dhe thekon, qumësht me bazë bimore, kos vegan dhe ëmbëlsira të pasuruara me vitaminë B12. Ajo vitaminë ndihmon trupin të mbajë qelizat nervore të shëndetshme dhe ndihmon në krijimin e ADN-së. Gjithashtu, vitamina B12 është e lidhur ngushtë me acidin folik, bën qelizat e kuqe të gjakut, ndihmon hekurin të funksionojë më mirë në trup dhe prodhon një përbërës të përfshirë në funksionin imunitar dhe disponimin", shpjegoi Dr. Batler.

Ndër pasojat e niveleve të ulëta afatgjatë të vitaminës B12 janë nivelet e ngritura të aminoacidit homocisteinë në gjak. Ajo lidhet edhe me sëmundjet e zemrës. Këshilla përfundimtare e ekspertit është - nëse jeni të shqetësuar për nivelin tuaj të vitaminës B12 dhe dyshoni për mungesë, kontaktoni mjekun tuaj për një konsultë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR