• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shembje të shpeshta në rrugët e Dibrës, në Mavrovë bie borë

Shembje të shpeshta në rrugët e Dibrës, në Mavrovë bie borë
Dibër, 26 prill 2023 (MIA) - Reshjet e rrëmbyeshme të shiut në akset rrugore të rajonit më të gjerë të Dibrës shkaktuan shembje të shpeshta në akset rrugore, ndërsa në mëngjes në Mavrovë ka edhe reshje të dobëta të borës.
 
Për shkak të shembjeve, por edhe rrugëve të lagështa nga seksioni i Dibrës, Ndërmarrja Publike për Mirëmbajtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale rekomandon vozitje shumë të kujdesshme.
 
Rrëshqitjet zakonisht janë më të shpeshta në fshatrat Rajçicë, Kosovrasti dhe Jançe, lokaliteti Ura e Rostushës, pastaj afër Manastirit Bigorski dhe lokaliteti "Livadhet e Senes", në aksin rrugor Dibër - Mavrovë, si dhe afër lokalitetit " Tre çezma" në rrugën për në Strugë, dhe lokalitetin "Kokoshkina krasta" në rrugën Ura Melniçan-Qendër Zhupë.
 
 
Nën kompetencë të këtij seksioni janë akset rrugore Dibër-Zhirovnicë (aksi rrugor Dibër-Mavrovë), Dibër-Glloboçicë (aksi rrugor Dibër-Strugë), rruga drejt vendkalimit kufitar "Blato" pastaj pjesa Ura e Boshkut drejt fshatrave të Rekës së Vogël, si dhe rruga ura Melniçan Qendër Zhupë ose mbi 110 kilometra. sa/
 
Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR