• e enjte, 10 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Shekerinska - Sorensen: Bashkëpunimi i vazhdueshëm midis NATO-s dhe BE-së është çelësi për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Shekerinska - Sorensen: Bashkëpunimi i vazhdueshëm midis NATO-s dhe BE-së është çelësi për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Beograd, 1 prill 2025 (MIA) - Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s Radmila Shekerinska mbrëmë ka realizuar takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sorensen, gjatë të cilit tha se bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet NATO-s dhe BE-së është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

"Ishte i mrekullueshëm takimi me Peter Sorensen, të dërguarin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë. Vazhdimi i bashkëpunimit midis NATO-s dhe BE-së është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor", ka postuar Shekerinska në rrjetin social X.

Sorensen e shpërndau atë postim nga Shekerinska, duke e falënderuar për bisedën.

"Gëzohem për bashkëpunimin e ngushtë", tha Sorensen.

Javën e kaluar, Sorensen bëri vizitën e tij të parë në Beograd pas marrjes së detyrës, ndërsa më parë - në një vizitë tre-ditore në Kosovë. ls/

Foto: Shekerinska X

 

QËNDRONI TË LIDHUR