• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shefja e diplomacisë shqiptare Olta Xhaçka në Shkup

Shefja e diplomacisë shqiptare Olta Xhaçka në Shkup

Shkup, 27 mars 2023 (MIA) - Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut, me ç'rast do të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Siç informojnë nga MPJ, temë e bisedimeve në tkaim mes ministrave Osmani dhe Xhaçka pritet të jenë përkushtimi i dy vendeve për mirëmbajtje të nivelit të lartë të bashkëpunimit bilateraë, procesi inkuadrues për anëtarësim të dy shteteve në BE, bashkëpunimi në suaza të NATO-s dhe dinamika rajonale, me theks të veçantë në marrëvehsjen e arritur kohë më parë mes Kosovës dhe Serbisë.

Krahas takimit me homologun e saj, është paraparë që Xhaçka të realizojë takime edhe me presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, zëvendëskryetarin e parë të Qeverisë, Artan Grubi dhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. ab/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR