• e martë, 06 gusht 2024

Shefi i ushtrisë së Bangladeshit paralajmëroi qeveri të përkohshme pas dorëheqjes dhe arratisë së kryeministres Hasinta në Indi

Shefi i ushtrisë së Bangladeshit paralajmëroi qeveri të përkohshme pas dorëheqjes dhe arratisë së kryeministres Hasinta në Indi

Daka, 5 gusht 2024 (MIA) - Shefi i armatës së Bagladeshit, gjenerali Vaker uz-Zaman sot deklaroi se në vend do të formohet qeveri e përkohshme pasi që kryeministrja Sheik Hasina dha dorëheqje dhe ka ikur në Indi, pas demonstratave masive disajavore dhe protestave të dhunshme, në të cilat kanë humbur jetën mbi 90 persona.

"Do të formojnë qeveri të përkohshme", tha gjenerali Vaker-Uz-Zeman në një deklaratë që e ka transmetuar televizioni shtetëror.

Sipas BBC-së, Hasina, e cila është në krye të Bangladeshit nga viti 2009, ka ikur me helikopter në qytetin kufitar indian Alartala.

Shefi i armatës deklaroi se do të takohet me presidentin e Bangladeshit", Mohamed Shahabudin dhe shpreson në "zgjidhje" deri në fund të ditës.

BBC shtoi se ai tashmë ka biseduar me partitë politikane opozitare, nuk tha nëse ka patur kontakt me Ligën Avami, parti e kryesuar nga kryeministres Sheik Hasina. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR