• e diel, 22 dhjetor 2024

Shefi i Shtatmadhorisë së armatës Gjurçinovski në takimin e Komitetit ushtarak në NATO

Shefi i Shtatmadhorisë së armatës Gjurçinovski në takimin e Komitetit ushtarak në NATO

Bruksel, 17 janar 2024 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, koloneli Vasko Gjurçinovski sot dhe nesër do të marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit ushtarak të NATO-s në selinë e Aleancës në Bruksel.

Në takimin i cili do të drejtohet nga kryetari i Komitetit ushtarak, admirali Rob Bauer do të marrin pjesë edhe shefat e Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të vendeve anëtare të NATO-s, homologu i tyre suedez si dhe Komandanti suprem i forcave aleate për Evropën, gjenerali Kristofer Kavoli dhe zëvendëskomandanti suprem i Forcave aleate për transformim, gjenerali Kris Badia.

Siç kanë kumtuar nga NATO, mbledhja e Komitetit ushtarak do të paraqesë mundësi për shefat e Shtatmadhorisë së vendeve aleate të diskutojnë për çështje me rëndësi strategjike për Aleancën.

Paraditen e sotme në fillim të seancës, anëtarëve të Komitetit do t'u drejtohet zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mirçea Xhoana i cili do të trajtojë prioritetet dhe sfidat kryesore të Aleancës.

Gjatë seancës së sotme në kuadër të mbledhjes do të mbahen pesë sesione, si ajo kushtuar Planeve të parandalimit dhe mbrojtjes së zonës euro-atlantike (DDA) ku gjenerali Çavoli do të informojë anëtarët e Komitetit për progresin e arritur në zbatimin e planeve të miratuara në Samitin e NATO-s së vitit të kaluar në Vilnus. Në kuadër të këtij sesioni, shefat do të diskutojnë, madje edhe për kapacitetet e industrisë së mbrojtjes dhe planifikimit dhe zbatimit operativ.

Në takimin e Komitetit ushtarak, gjenerali Gjurçinovski do të ketë mundësi të bisedojë me kolegët e tij edhe për më shumë tema me interes të ndërsjellë bilateral në sferën e mbrojtjes.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR