Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Gjurçinovski në konferencë të rregullt në Komitetin ushtarak të NATO-s
- Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski prej sot ndodhet për vizitë pune në Bruksel në selinë e NATO-s ku do të marrë pjesë në konferencën e dytë vjetore të Komitetit ushtarak të Aleancës në formatin e shefave të Shtabit të përgjithshëm ku do të diskutohet për shumë çështje strategjike të rëndësishme për NATO-n.
- Post By Fami Bajrami
- 16:39, 15 maj, 2024

Shkup, 15 maj 2024 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski prej sot ndodhet për vizitë pune në Bruksel në selinë e NATO-s ku do të marrë pjesë në konferencën e dytë vjetore të Komitetit ushtarak të Aleancës në formatin e shefave të Shtabit të përgjithshëm ku do të diskutohet për shumë çështje strategjike të rëndësishme për NATO-n.
Siç informojnë nga kabineti i tij, gjatë qëndrimit në Bruksel, gjenerali Gjurçinovski do të ketë takime bilaterale me komandantin e Forcave të SHBA-së për Evropë dhe komandës aleate të NATO-s për operacione, gjeneral Kristofer Kavoli me shefin e Shtabit të përgjithshëm të Forcave të armatosura të Italisë, admirali Xhuzele Kavo Dragone dhe me shefin e Shtabit të përgjithshëm të Forcave të armatosura të Turqisë, gjeneral Metin Gurak.
Komiteti ushtarak i NATO-s në nivel të kryetarëve të Shtabit të përgjithshëm mban dy takime të rregullta gjatë vitit dhe një herë në vit takohen në një nga vendet anëtare aleate.
Foto: Shtatmadhoria e Armatës